Ka ndodhur

Kapen 20 mijë euro të fshehura në makinë në pikën kufitare të Muriqanit

Gazeta Si – Një sasi prej 20 mijë eurosh janë sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër, pasi nuk ishin deklaruara nga poseduesi pranë autoriteteve doganore sipas ligjit.

Policia bën me dije se eurot ishin të fshehura brenda makinës në një hapësirë të modifikuar. Poseduesi i parave, 37-vjeçari E.M. u procedua në gjendje të lirë. Paratë e fshehura në makinë u zbuluan gjatë kontrollit në vijën e dytë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë