Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Kamzë pasi shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave. Në pranga kanë rënë Xh.K. 23 vjeç dhe A.Th. 28 vjeç, të dy banues në Kamzë.
Sipas policisë, është dokumentuar përmes veprimeve hetimore se dy të arrestuarit shisnin kanabis në afërsi të shkollave në Kamzë.
Gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit Xh. K. i janë gjetur 15 doza kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se A. Th. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




