Politike

27 deputetë të PS firmosin: Të përjashtohet Sali Berisha, po dhunon gratë e Kuvendit

Me rikthimin e energjisë, seanca parlamentare ka rinisur po menjëherë janë dhënë shkëndijat e përplasjes mes dy kampeve. Shkak është bërë kërkesa e PS-së, e firmosur nga 27 deputetë për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, me pretendimin se përdorur gjuhë dhune ndaj grave të Kuvendit.

Kërkesa u bë prezent nga nënkryetarja e grupit të PS-së, Anila Denaj, e cila foli se kërkesa u bë edhe në emër të “Aleancës së Grave Deputeteve”.

“Kërkojmë përjashtimin e Berishës për gjuhën fyese dhe linçuese të ushtruar nga deputeti Sali Berisha. Të mblidhen menjëherë komisioni të vendosë. Dënimi të jetë maksimal ndaj tij, ose të kërkojë falje”, tha Denaj. Ndërkohë një qëndrim i tillë u kontestua nga deputetet e opozitës, të cilët deklaruan se nuk ka pasur ndonjë mbledhje të “Aleancës së Grave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë