Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri në këmbë gjimnazisti në Laç

Gazeta Si - Një gjimnazist i një shkolle në Laç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti në ambientet e jashtme të institucionit ku studion.

Policia thotë se 15-vjeçari me iniciale L.Rr., nxënës i gjimnazit, ka mbetur i plagosur me një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të ngjarjes një tjetër nxënës të gjimnazit, 17-vjeçarin me iniciale A.Gj., i cili është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë