Ka ndodhur

Gjendet një kufomë pranë përroit në Bërxullë

Gazeta Si - Një trup i pajetë është gjetur pranë përroit të Limuthit në zonën e Bërxullës në Tiranë.

Policia e Tiranës bën me dije se në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet Elton Tahiri 48 vjeç.

Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa dyshohet që 48-vjeçari të ketë humbur jetën për shkak të mbidozës.

Megjithatë specialistët pritet të përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes së viktimës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë