Ka ndodhur

Arrestohet çifti kinez në Rinas, do shkonin në Kanada me leje qëndrimi false

Gazeta Si - Një çift kinez është arrestuar në Rinas, pasi tentuan që të kalonin kufirin drejt Kanadasë me leje qëndrimi false.

Policia thotë se në pranga kanë rënë shtetasit kinezë: L. Ch., 36 vjeç dhe Y. Ch., 33 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Kinë.

Shtetasit kinezë u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm dhe gjatë verifikimeve, rezultoi se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë, ishin të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë