Ka ndodhur

Aksident tragjik në Lezhë, ‘Benzi’ përplas për vdekje një 40-vjeçar

Gazeta Si - Një 40-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Lezhës. Rreth orës 20:00, në hyrje të qytetit Lezhë, konkretisht në afërsi të "Kryqëzimit të Shëngjinit", shtetasi N.S., duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një këmbësor të gjinisë mashkull, akoma i paidentifikuar, i cili është dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë