Ka ndodhur

Asfiksohen nga gazi dy të moshuar në Lushnjë

Nga Gazeta Si - Dy të moshuar janë gjetur pa jetë në banesën e tyre në fshatin Rrapëz të Lushnjës.

Sipas Policisë ata dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të asfiksisë nga gazi.

“Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi’, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë