Ka ndodhur

Plagosi bashkëfshatarin, pranga autorit në Krujë

Nga Gazeta Si - Policia e Krujës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, pasi goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia thotë se është arrestuar shtetasi B. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjet të mprehtë (kosore), për motive të dobëta, shtetasin E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras.

39-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë