Ka ndodhur

Punonjësi ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohen inxhineri dhe tekniku i firmës

Gazeta Si - Pas rastit tragjik ditën e enjte, ku një 53-vjeçar humbi jetën teksa punonte, policia e Tiranës ka vënë në pranga inxhinierin dhe teknikun e firmës së ndërtimit.

Një ditë më parë, K.D., ndërroi jetë, pasi ra aksidentalisht nga një lartësi në ambientin ku po punonte.

“Në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku dyshohet se aksidentalisht ra nga lartësia e pallatit në të cilin ishte duke punuar, shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ndërroi jetë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme, të dy banues në Tiranë”, thotë policia në njoftimin e saj zyrtar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë