Ka ndodhur

Video/ Arrestohen nënë e bir në Elbasan me 400 doza kanabis gati për shitje

Gazeta Si - Nënë e bir janë arrestuar në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën 400 doza kanabis dhe 1.5 kilogram të kësaj lënde narkotike mbaheshin me qëllim shitjen.

Dozat dhe sasia e lëndës u sekuestruan në cilësinë e provës së bashku me 3 celularë. Të arrestuarit janë Franko Elmazi ,31 vjeç dhe Rezarta Isufaj, 48 vjeç.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë