Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje këmbësorin 69-vjeçar në Tiranë

Gazeta Si - Një 69-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e kësaj të enjteje në kryeqytet, pasi është përplasur nga një automjet në rrugën "Tre Dëshmorët".

Policia thotë se viktima është shtetasi me iniciale A.Z., i cili ishte duke ecur në rrugë. Këmbësori u përplas nga një automjet që drejtohej nga 31-vjeçari me iniciale L.L.

Grupi hetimor i policisë shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë