Ka ndodhur

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, magnituda 3.9 e shkallës Rihter

Gazeta Si - Pak para mesditës së kësaj të enjteje, rreth orës 11:57 minuta, lëkundje sizmike janë regjistruar në disa qytete të Shqipërisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 kilometra në lindje të qytetit të Elbasanit dhe 10 kilometra nga Librazhdi.

Sipas të dhënave të EMSC-së, dridhjet e tokës kanë qenë të magnitudës 3.9 të shkallës Rihter. Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera, përfshirë Tiranën, Korçën, Librazhdin, Përrenjasin, Steblevën.

Aktualisht nuk raportohet për pasoja dhe dëme materiale

Lëkundje tërmeti u regjistruan edhe disa javë më parë në ditët e para të janarit, me epiqendër në Klos, ku u dëmtuan disa pallate.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë