Ka ndodhur

Gjendet i pajetë në rrugë zyrtari i bashkisë Fier, dyshohet për infarkt

Gazeta Si – Një i ri është gjendur i pajetë në rrugën e Plykut në Fier nga kalimtarë të rastit. Sipas njoftimit të policisë, i riu me inicialet E.M, është zyrtar në bashkinë e qytetit të Fierit.

Dyshimet e para për vdekjen e 34-vjeçarit janë se ai mund të ketë pësuar infarkt.

Njoftimi i policisë
Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E.M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë