Gazeta Si - Tre të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi kërcënonin me kallashnikov një person në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. Të arrestuarit janë A.P., 19 vjeç, A.C., 21 vjeç dhe E.U., 21 vjeç, të tre banues në fshatin Rranxë.
Policia thotë se 19-vjeçari A.P., në bashkëpunim me 2 të tjerët, po kërcënonte me kallashnikov për motive të dobëta, shtetasin G.F.
Gjatë kontrolleve, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit kallashnikov të përdorur për kërcënimin, municion luftarak, një automjet dhe 3 celularë.
Në kuadër të hetimeve të ngjarjes, u zbardhën gjithashtu edhe 3 krime të tjera të kryera nga 3 të arrestuarit, të cilët në datat 18 nëntor 2022 dhe 10 janar 2023, dogjën 3 automjete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.