Ka ndodhur

Sekuestrohet 400 kg kafe e dyshuar kontrabandë në Tiranë

Gazeta Si - Një sasi prej 400 kg kafe e dyshuar si kontrabandë është sekuestruar në Tiranë në një automjet në zonën e Unazës së Madhe.

39-vjeçari A.M., drejtuesi i mjetit, u ndalua nga policia nën akuzën se furnizonte disa dyqane në zona të ndryshme të Tiranës me kafe kontrabandë.

Ai u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë