Ka ndodhur

Tentoi të shiste fëmijën 5 mijë euro, arrestohet 27-vjeçari në Durrës

Gazeta Si - Një 27-vjeçar është arrestuar në Durrës dhe një 25-vjeçare u procedua penalisht, pasi dyshohet se do të shisnin fëmijën e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori, për shtetasen Xh. H., 25 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë”, njofton policia.

Një person i tretë i infiltruar kishte kontaktuar me çiftin dhe 27-vjeçari kishte rënë dakord për të shitur foshnjën që mbante në bark bashkëshortja shtatzënë kundrejt shumës 5.000 euro.

“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, mbetur në tentativë, dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë