Ka ndodhur

Rënia e ashensorit, policia: Shkak mbipesha. Ishin 5 vetë, kapaciteti është 2-3 persona

Gazeta Si - Shkak i rrëzimit të një ashensori në një pallat në Tiranë në zonën e Astirit mbrëmjen e të hënës, ka qenë mbingarkesa.

Sipas Policisë së Tiranës, në ashensorin që u rrëzua nga kati i 5 në katin 0, kishin hipur 5 persona, në një kohë që kapaciteti ishte 2 deri në 3 persona.

LEXO EDHE:
Shkëputet ashensori nga kati i pestë në katin zero, lëndohen çifti

Sipas burimeve zyrtare, në ashensor kishin hipur 5 anëtarë të së njëjtës familje. Dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe po marrin trajtim në spital. Ndërsa 3 personat e tjerë, të afërm të tyre, pësuan lëndime të lehta dhe u larguan për në banesë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në një pallat në rrugën “Aleksandri i Madh” në zonën e Astirit në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë