Ka ndodhur

Kapet në Tiranë kreu i një grupi të dhunshëm kriminal i dënuar në Gjeorgji

Gazeta Si - Mindia Lavasogli (Goradze), është arrestuar në Tiranë, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër pasurisë dhe armëmbajtjes pa leje.

Ai u ndalua, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Gjeorgji. Goradze fshihej në kryeqytet dhe përdorte pasaportë false me emrin e një ukrainasi.

Mësohet se 42-vjeçari është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Kutaisit në Gjeorgji për veprat penale “Pengimi i veprimtarisë profesionale të gazetarit, kryer me anë të kanosjes”, “Grupi kriminal” etj.

“Mindia Lavasogli (Goradze) strehohej në Tiranë, dhe akuzohet si kreu i një grupi kriminal të dhunshëm, me aktivitet kryesisht në krimet kundër pasurisë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera”, - njofton Policia e Tiranës.

Aktualisht po vijon puna në bashkëpunim me homologët, me qëllim ekstradimin e shtetasit Mindia Lavasogli, për të vuajtur dënimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë