Ka ndodhur

Zjarr në një banesë gjatë natës në Skrapar, humb jetën 66 vjeçari

Gazeta Si - Një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët e zjarrit në Çorovodë, Skrapar, në lagjen “Çlirim”.

Mësohet se zjarri ka rënë gjatë natës, ku si pasojë e flakëve dhe asfiksimit, humbi jetën pronari i banesës 66-vjeçari me iniciale I.Sh.

Grupi hetimor i policisë shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për sqarimin e rrethanave.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë