Ka ndodhur

Shkëputet ashensori nga kati i pestë në katin zero, lëndohen çifti

Nga Gazeta 'SI' - Një çift bashkëshortësh janë dëmtuar pasi ashensori i një pallati është shkëputur nga kati i pestë në katin zero, në zonën e Unazës së Re, Tiranë.

Shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe janë marrë nga ambulanca dhe ndodhen tashmë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende rrethana të tjera të ngjarjes dhe defektit që mund të ketë pasur ashensori i pallatit në rrugën “Aleksandri i Madh", në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë