Ka ndodhur

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2 persona në Rinas

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Rinas pasi akuzohen për trafik narkotikësh. Sipas policisë, janë arrestuar K. Ç., 33 vjeç, i dënuar më parë në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe S.A, 59 vjeç, i dënuar për prodhim dhe shitje e narkotikëve.

Sipas njoftimit, K.Ç do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Pavias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

Ndërkohë 59 vjeçari është i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014 e ka dënuar me 7 vjet e 5 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Me datë 15.10.2011, në dalje të qytetit të Elbasanit, 59-vjeçari është kapur teksa shiste në bashkëpunim me 2 persona të tjerë heroinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë