Ka ndodhur

Organizonin lojëra fati, 3 të arrestuar në Krujë, Tiranë e Shkodër

Gazeta Si- Gjatë operacionit kombëtar të quajtur “Fati i lojërave”, Policia ka vënë në pranga 3 shtetas.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në ambiente që mund t’i vihen në dispozicion organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit janë goditur 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie, konkretisht, në Krujë, përshtatja e një lokali me makineta dhe kompjuter, si dhe në Tiranë e në Shkodër, vënia e basteve nëpërmjet celularëve”.

Janë vënë në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Janë sekuestruar edhe 4 makineta, 4 celularë dhe 1 kompjuter.

Në Krujë u vu në pranga shtetasi R.P., 32 vjeç, u procedua në gjendje të lirë shtetasi G.N., 52 vjeç dhe u sekuestruan 4 makineta dhe 1 kompjuter.

Në Tiranë, u arrestua shtetasi K.C., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R.A., 24 vjeç, pasi vinin baste sportive nëpërmjet disa celularëve që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në Shkodër, në një lokal, u kap në flagrancë shtetasi Sh.V., 56 vjeç, që vinte baste sportive, nëpërmjet celularit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë