Ka ndodhur

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Nga Gazeta Si - Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të diel në Lushnjë.

Policia bën me dije se Artan Gjyla ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Rrjeta” të zhvilluar ditën e djeshme në Shkodër.

Ai akuzohet si organizator i një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin.

Ai dhe 2 persona të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga 3 automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

48-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë