Ka ndodhur

Bie sistemi në pikat kufitare maqedonase, radhë mjetesh në doganën e Qafë-Thanës

Gazeta Si - Një defekt në sistemin kompjuterik, ka shkaktuar bllokimin e procesit të punës në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Për këtë arsye, prej orës 6:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në doganën e Qafë Thanës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave të palës maqedonase.

Fluksi më i lartë i mjeteve është në dalje nga territori i Shqipërisë. Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit, çfarë ka krijuar vonesa dhe radhe në kufi.

E njëjtë është situata edhe në pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorricës. Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase se kur pritet të riparohet defekti në sistem.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë