Ka ndodhur

Mashtronin të huajt me bursa fiktive, 5 të arrestuar në Tiranë

Gazeta Si - Pesë persona janë arrestuar në Tiranë pas një hetimi të koduar me emrin “Devices”, që ka të bëjë me mashtrimin për investim në bursa përmes "Call Center"-ave.

Të arrestuarit janë G.Q., 50 vjeç, B.H., 28 vjeç, A.M., 36 vjeç, S.L., 70 vjeç dhe F.C., 44 vjeç, të gjithë punonjës të një kompanine "Call Center"-i.

Këta persona mashtronin shtetas të huaj duke iu prezantuar si agjentë shitjesh dhe u kërkonin që të investonin në bursën fiktive “Forex”.

Policia ka shpallur në kërkim pronarët e këtij call-centeri dhe operatorë të tjerë; R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë