Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën drejtuesi i motorit

Gazeta Si - Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Jubë në Durrës.

Sipas policisë, 66-vjeçari Q.T., ka qenë duke drejtuar motorin kur ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë motori ka dalë nga rruga. Përplasja ka qenë fatale për 66-vjeçarin, i cili humbi jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë