Ka ndodhur

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën pasagjeri 35-vjeçar

Gazeta Si - Një 35-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjteje nga një aksident tragjik në Tiranë pranë vendit të quajtur si Kthesa e Kamzës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku për pasojë është përplasur makina me drejtues E.M., me automjetin me drejtes shtetasin M.D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E.M., shtetasi A.Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se makina me drejtues E.M., ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë e për pasojë ka humbur kontrollin. Fatkeqësisht, kjo ka rezultuar fatale për pasagjerin A.Gj., në këtë automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë