Ka ndodhur

Plagosen me thikë dy vëllezër në Mat, njëri niset për mjekim drejt Tiranës

Gazeta Si - Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë këtë të diel në fshatin Batër të Matit, ku ka pasur një konflikt mes disa të rinjve dhe për pasojë janë plagosur me thikë A.K., dhe K.K.

Dy vëllezërit e plagosur kanë marrë ndihmën në spitalin të Burrelit, ndërsa njëri prej tyre pritet të niset drejt Tiranës.

Deri më tani nuk dihen rrethana e kësaj ngjarjeje. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e tij.

"Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.K dhe K.K., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital", - njofton policia.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë