Lojëra me Dore

Donald Suxho dhe Erblira Bici nderohen me titullin ‘Ambasadorë të Volejbollit Shqiptar’

Gazeta Si – Donald Suxho, korçari që ka luajtur për kombëtaren amerikane të volejbollit, dhe Erblira Bici, volejbolliste e Romës dhe Kombëtares, janë nderuar së fundi nga Federata Shqiptare e Volejbollit me titullin honorifik ‘Ambasadorë të Volejbollit shqiptar’.

Titulli per Donald Suxhon. Gazeta Si, 29 janar 2023

‘FSHV ka vendosur t’u japë titullin ‘Ambasadorë të Volejbollit shqiptar’ dy figurave të saj, të cilët me punën dhe pasionin e tyre kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë volejbollin shqiptar në nivelet më të larta europiane e ato botërore.

Titulli per Erblira Bicin. Gazeta Si, 29 janar 2023

Ky titull honorifik jepet për Erblira Bicin dhe Donald Suxhon, të cilët po krijojnë ura bashkëpunimi midis klubesh dhe shoqatave shqiptare për zhvillimin e projekteve të ndryshme për sportin në përgjithësi e volejbollin në veçanti, midis vendeve ku ata zhvillojnë aktivitetet e tyre. Federata Shqiptare e Volejbollit u uron suksese të mëtejshme në misionin e tyre. Faleminderit kampionë!’ – shkruhet në njoftimin e FSHV-së.

Donald Suxho gjate nje ndeshjeje me kombetaren amerikane. Gazeta Si, 29 janar 2023

Suxho e ka të lidhur aktivitetin e tij me SHBA-të, ku ka bërë emër, ndërsa Bici është një nga lojtaret më të mira të Kombëtares dhe Romës në Itali. Janë pa dyshim dy nga imazhet më të mira të sportit që përfaqësojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë