Ka ndodhur

Tiranë, kapet me doza kokaine një 30-vjeçar në zonën e Unazës së Re

Gazeta Si - Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion kundër shpërndarjes së drogave të forta, ku në pranga ka rënë 30-vjeçari E.Sh.

Ai u arrestua pasi u kap në makinë me dhjetëra doza kokainë gati për shitje. “Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet dhe u sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza”, njoftoi policia.

Kontroll është kryer edhe në banesë dhe në vendin e punës së 30-vjeçarit, ku gjetën edhe rreth 90 gramë të tjera kokainë në proces për t’u ndarë në doza dhe një peshore elektronike.

“Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Unazë të Re”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë