Ka ndodhur

Arrestohen për ryshfet përgjegjësja dhe specialisti i Agjencisë së Barnave

Gazeta Si - Përgjegjësja dhe specialisti i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore janë arrestuar, pasi merrnin ryshfet për të mos raportuar shkeljet që kryheshin nga farmacitë në të cilat ata kryenin kontrolle.

Gjithashtu është vënë në kërkim edhe  një specialist tjetër pjesë e grupit. Si rezultat i një hetimi disamujor ranë në pranga Besiana Xhelilaj, 38 vjeçe, banuese  në Tiranë, përgjegjëse e Agjencisë së Barnave dhe Luan Çiçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, specialist i Agjencisë së Barnave.

Policia tha se ka shpallur në kërkim shtetasin A.L., 28 vjeç, specialist i Agjencisë së Barnave.

Ata ushtronin kontrolle në subjekte të ndryshme farmaceutike dhe merrnin shuma parash kundrejt mos raportimit të shkeljeve ligjore që kryheshin nga ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë