Gazeta Si – Stefanos Tsitsipas ishte finalisti i parë i Australian Open 2023. Greku mundi rusin Karen Khaçanov me rezultatin 7-6, 6-4, 6-7 dhe 6-3. Ai arrin për herë të dytë në karrierë në aktin përmbyllës të një turneu Slam, pas Roland Garros 2021. Në finale do ndeshet me Novak Gjokoviç, i cili eliminoi amerikanin Tomi Paul.
✍️ @steftsitsipas 💙#AusOpen • #AO2023 pic.twitter.com/zsZiFqvW6T
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 27, 2023
Mision i përmbushur për grekun, që konsiderohej si një nga favoritët në prag të Australian Open. Ai nuk tradhtoi dhe u kualifikua për në finale, pasi theu rezistencën e Khaçanov. Në fillim ai shpërdoroi dy herë avantazhin, por u imponua në ‘tie-break 7-2). Në setin e dytë i mori shërbimin rusit në gejmin e 9-të dhe e mbylli 6-4.
“The most extraordinary point” 🫠@steftsitsipas digs deep and finds a way to win the rally 👏 @wwos • @espn • @eurosport • @wowowtennis • #AO2023 • #AusOpen pic.twitter.com/43Q9aEmlQ7
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 27, 2023
Në momentin që po shërbente për ndeshjen, Tsitsipas pësoi një ‘break’ nga Khaçanov, që pastaj shkurtoi diferencën. Ky ishte i vetmi moment i dobët i grekut, numri 4 në botë, që në setin e katërt zgjidhi gjithçka.
Të dielën do të luajë për triumfin e parë Major ndaj Gjokoviç. Tenisti serb mundi Paul në gjysmëfinalen tjetër, me rezultatin 7-5, 6-1 dhe 6-2, pas 2 orësh e 20 minuta lojë. Kjo është finalja e 10-të për Gjokoviç në Melburn, ku ai do të tentojë suksesin e 22-të Slam, si Nadal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



