Ka ndodhur

Tiranë, plagoset me thikë në sheshin ‘Skënderbej’ 29-vjeçari

Gazeta Si – Një 29-vjeçar, O.G., ka mbetur i plagosur pas mesnate në Tiranë, pasi është goditur me thikë nga një person i paidentifikuar tek Sheshi “Skënderbej”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10 pas mesnate, ndërsa policia njofton se i riu i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas burimeve paraprake, i plagosuri ka dhënë deklarata kontradiktore dhe të pavlefshme për hetimin.

Policia dyshon që i riu është përfshirë në ndonjë konflikt me ndonjë endacak, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur ndonjë konflikt tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë