Ka ndodhur

Cërrik, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Cërrik, në lagjen “Sektor Fermë”.

Automjeti tip "Golf" ka përplasur një këmbësor i cili për pasojë ka humbur jetën. Makina më pas ka rënë në kanal dhe shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është rreth 60-vjeç me inicialet T.K. Ndërkohë policia ka arritur të kapë shtetasin E.H 35 vjeç që dyshohet se ka aksidentuar 60 vjeçarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë