Ka ndodhur

Shkodër, plagoset një person me thikë në mes të qytetit

Një person me iniciale B.T ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Shkodër.

Personi i plagosur është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor. Ngjarja ndodhi në qendër të Shkodrës në zonën e Parrucës.

Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes, teksa autori është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.

“Rreth orës 18:15 ne lagjen Qemal Stafa, Shkodër është plagosur me mjet prerës shtetasi B. T. 44 vjeç banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka kapur autorin e dyshuar, shtetasin Z.Sh, 48 vjeç, banues në lagjen Kongresi Permetit, Shkodër.

Grupi hetimor po punon per zbardhjen e plote te kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë