Ka ndodhur

Përkeqësohet situata në Shkodër, 30 banesa dhe mijëra ha tokë të përmbytura nga uji

Gazeta Si – Pas një përmirësimi të lehtë një ditë më parë, situata e motit në Bashkinë e Shkodrës është përkeqësuar orët e fundit.

Bëhet me dije se ka prezencë uji në oborre në 30 banesa, nga 15 që ishin ditën e djeshme në fshatit Obot.

Ndërkohë, sipërfaqja totale e përmbytur është 1400 ha, me një ka rritje me 80 ha.

Vetëm në Njësinë Administrative Ana e Malit vijon të jetë e përmbytur 1300 hektarë tokë. Në rrugën e Obotit ka prezencë uji prej 90 centimetrash.

Në këtë rrugë ka një rritje të nivelit me 15 centimetra në krahasim me një ditë më parë.

Ndërkohë në Njësinë Administrative Dajç janë përmbytur 100 hektarë tokë bujqësore.

Ndërkohë në qarkun e Korçës ka psur problematika me furnizimin me energji elektrike, ku ka pasur reshje lokale shiu dhe dëborë kryesisht në zonat malore, në lartësitë mbi 1200 m, reshje të cilat vazhdojnë aktualisht dhe janë të shoqëruara me erë.

Nisur nga reshjet e vazhdueshme të shoqëruara me erë dhe uljen e temperaturave, për segmentin Boboshticë-Dardhë, rekomandohet përsëri pajisja me goma dimërore për drejtuesit e automjeteve.

Strukturat e Emergjencave Civile në bashki nuk raportojnë situata problematike. Rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme.

Për furnizimin me energji elektrike ka problematika në Bashkinë e Kolonjës, në zonën e Barmashit, në Bashkinë Korçë dhe në njësinë administrative Drenovë. Grupet e punës vazhdojnë punën në teren për riparimin e defekteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë