Lojëra me Dore

Gjokoviç ndeshet me amerikanin Paul në gjysmëfinale, Tsitsipas ndaj Khaçanov

Gazeta Si – Novak Gjokoviç u kualifikua për në gjysmëfinale të Australian Open, duke mundur pastër Andrei Rublev, 6-2, 6-1 dhe 6-4. Ishte ndeshja perfekte për serbin, që tashmë do të përballet me Tomi Paul. Amerikani fitoi derbin me Ben Shelton, me rezultatin 7-6, 6-3, 5-7 dhe 6-4.

Gjokoviçit nuk iu deshën më shumë se 2 orë e 3 minuta lojë për të kaluar rusin Reblev. Ish-numri 1 nuk i la asnjë shans kundërshtarit. Dy setet e para ishin gati identikë, me rusin që nuk mundi të rezistonte.

Në setin e tretë serbi mori shërbimin, duke hipotekuar kalimin e turit me me një 6-4. Gjokoviç synon suksesin e 26-të radhazi në Australian Open. Kundër Paul ai do të luajë për finalen e 10-të në Slam-in e Melburnit. Ëndrra për titullin e 22-të Major është më afër se kurrë.

Gjysmëfinalja tjetër e Australian Open është ajo mes grekut Tsitisipas dhe rusit Khaçanov.

Te femrat, polakja Magda Linete do të ndeshet në gjysmëfinale me Arina Sabalenkën, pasi eliminoi Karolina Pliskovën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë