Ka ndodhur

U përfshi në një konflikt me armë në 2019, kapet 45-vjeçari në Dibër

Gazeta Si - Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër pasi në 2019 u përfshi në një konflikt me armë zjarri.

Ai akuzohet gjithashtu se ka kryer veprime për të penguar zbulimin e të vërtetës në ngjarjen e ndodhur. 

Shtetasi U. T., 45 vjeç, banues në Bulqizë, ishte i shpallur në kërkim , për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arerst në Burg”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë