Jete & Stil

Një lloj aktiviteti fizik mbron trurin më shumë se të tjerët

Kushdo që stërvitet dëshiron të dijë se cilat aktivitete janë më të mira për trurin, përveç se për trupin. Një studim i ri u përpoq t’i përgjigjej kësaj pyetjeje duke marrë në studim 4500 njerëz dhe duke ndjekur aktivitetin e tyre për 7 ditë, 24 orë.

Studiuesit më pas studiuan se si ndryshoi sjellja e pjesëmarrësve dhe si ndikoi në kujtesën e tyre, aftësitë për të zgjidhur probleme dhe për të përpunuar informacionet.

Rezultati ishte se personat që shpenzonin qoftë edhe një kohë të shkurtër, nga 6 deri në 9 minuta, krahasuar me aktivitete të lehta si gjumi, ulja-ngritja apo ecja, kishin rezultate më të mira njohëse.

Aktiviteti fizik i moderuar zakonisht përkufizohet si ecja e shpejtë ose vrapim lart e poshtë shkallëve. Lëvizjet e forta, të tilla si kërcimi aerobik, vrapimi, noti dhe ecja me biçikletë në një kodër, rrisin rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.

Studimi, i botuar të hënën në Journal of Epidemiology & Community Health, zbuloi se bërja e pak më pak se 10 minutave ushtrime çdo ditë përmirësoi kujtesën e pjesëmarrësve në studim dhe kishte ndikimin të madh në proceset ekzekutive si planifikimi dhe organizimi.

“Me rritjen e kohës së stërvitjes, u shtuan edhe përfitimet”, thotë John Mitchell nga Universiteti i Londrës.

Ai tha se edhe ndryshimet minimale në jetën tonë të përditshme mund të ndikojnë në trurin tonë dhe kujtesën mbi të gjitha.

Steven Malin, profesor Universitetin Rutgers në New Jersey, tha për CNN se studimi ofron një pasqyrë të re se si aktiviteti ndërvepron me trurin.

“Shpesh nuk studiohet ndërveprimi që kanë aktivitetet fizike me trurin tonë dhe ky studim është i rëndësishëm”, tha ai.

Kishte gjithashtu një lajm të keq: Kalimi më shumë kohë duke fjetur, ulur ose duke u angazhuar vetëm në lëvizje të lehta lidhej me një ndikim negativ në tru. Studimi zbuloi se njohja ra 1% deri në 2% tek personat që kalon shumë kohë ulur.

“Në shumicën e rasteve ne zbuluam se 7 deri në 10 minuta më pak MVPA (aktiviteti fizik i moderuar deri në të fuqishëm) ishte i dëmshëm”, tha Mitchell.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë