Gazeta Si – Një sukses në dy sete për 30-vjeçaren polake, kurrë më parë deri në këtë pikë të një turneu Slam. Tani sfidon Sabalenkën, e cila eliminoi Vekiç.
Nuk ka asnjë dyshim: quhet Magda Linete surpriza e madhe e Australian Open. Tenistja polake do të luajë për herë të parë në gjysmëfinale të një Slam-i, pasi mundi Karolina Pliskovën 6-3 dhe 7-5. Linete, numri 45 në botë, ka shansin e jetës kundër Arina Sabalenkës, numrit 5 në botë, që në çerekfinale eliminoi kroaten Dona Vekiç 6-3 dhe 6-2.
Pure joy on her face 🥲@MagdaLinette • @wwos • @espn • @eurosport • @wowowtennis • #AusOpen • #AO2023 pic.twitter.com/SqmrazAjnf
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 25, 2023
Magda Linete kishte një bilanc 18-29 në turnetë Slam përpara këtij viti. Në moshën 30-vjeçare ajo ka gjetur kushtet më të mira për të luajtur një tenis inteligjent. Pasi eliminoi Karolin Garsian, kokë grupi numër 4, ishte radha e Karolina Pliskovës të provonte forcën e polakes në 1 orë e 27 minuta lojë.
‘Jam shumë e emocionuar, nuk po arrij ta besoj, është një ëndërr e realizuar, – ka thënë Linete pas ndeshjes. – Më parë jam përmendur për gabimet dhe humbjet, tani po dal nga një situatë shumë e vështirë”.
Në gjysmëfinale e pret Sabalenka, e pathyeshme gjatë vitit 2023. Fitorja ndaj Vekiç është e 9-ta radhazi për të, siç janë 18 radhazi setet e fituara këtë vit. Ajo vjen në gjysmëfinale me vetëm 26 gejme të humbur. Një pjesë e mirë e meritave të këtij momenti të artë e zë shërbimi që tenistja ka rigjetur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.