Ka ndodhur

Vranë 60-vjeçarin pas një konflikti në Dibër, arrestohen tre autorët e dyshuar

Gazeta Si - Tre persona janë arrestuar në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë plagosur 60-vjeçarin Nuri Basha në qershor të 2022, i cili më pas humbi jetën në spital.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, është ekzekutuar masa “arrest me burg”  për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim për 3 shtetas, të cilët ishin nën hetim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Të arrestuar janë shtetasit, E.T., 49 vjeç, A.T., 64 vjeç dhe L.K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi.

Policia thotë se ata kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë