Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje 20-vjeçarin në Elbasan, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Gazeta Si - Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme. Një 20-vjeçar, me inicialet F.S., ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti fatal ka ndodhur në unazën e qytetit të Elbasanit. Autori, ende i paidentifikuar, është larguar me shpejtësi nga vengngjarja. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi policisë
Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi F.S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë