Gazeta Si – Provë force për tenisten kazake, kampione e Uimbëlldonit. Ajo dominoi ndaj polakes 6-4, 6-4, duke merituar kalimin në çerekfinale. Surpriza tjetër është Ostapenko, e cila eliminoi Gauf.
Australian Open ka humbur kokën e serisë numër 1, por mund të ketë gjetur një lojtare edhe më të frikshme. Iga Shviatek është eliminuar nga kompeticioni australian, pasi është mundur nga një Elena Ribakina e jashtëzakonshme. Tenistja kazake fitoi të dy setet me rezultatin 6-4, duke e mbyllur ndeshjen për një orë e 29 minuta.
Letting her racquet do the talking 🤫
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 22, 2023
🇰🇿 Elena Rybakina • @wwos • @espn • @eurosport • @wowowtennis • #AusOpen • #AO2023 pic.twitter.com/o42uktZv5v
Elena Ribakina zbriti në fushë sikur kishte diçka për të treguar. Ndoshta që një kampione Uimbëlldoni nuk mund të jetë kokë serie numër 22. Ose që nuk duhet caktuar në fushën 13, siç i ndodhi në turin e parë. Ajo është lojtarja më dominuese e momentit, edhe pse në renditjen botërore mban vendin e 25-të.
Kazakja i la Shviatek vetëm disa momente për të shprehur më të mirën, tri herë radhai në setin e parë dhe po aq në të dytin, për pjesën tjetër ishte brutale. Gjithçka që ishte në gjendje të bënte Iga, Ribakina e bënte më fort dhe më shpejt. E vuti vërtet në vështirësi polaken dhe pas deshjes u shpreh: “Luajta shumë mirë në momentet e rëndësishme, kjo bëri diferencën”.
A stunning performance against Gauff gives @JelenaOstapenk8 her first Top 🔟 win in Melbourne.#AusOpen • #AO2023
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 22, 2023
Surprizat ishin tema e ditës në ‘Melbourne Park’. Ribakina do ndeshet me Jelena Ostapenkon në çerekfinale, numrin 17 dhe kampionen e Roland Garros në 2017-ën. Si Ribakina, Ostapenko nuk ishte favorite, por e eliminoi bindshëm Koko Gauf, numrin 7, me agresivitetin e saj.
“Nuk kisha asgjë për të humbur, u përpoqa të luaja tenisin më të mirë, të isha pozitive gjithë kohën dhe agresive. E vura në presion dhe në fund fitova”, – tha Ostapenko pas ndeshjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.