Ka ndodhur

Situata e reshjeve/ ARRSH: Në Qafë Thore-Theth vazhdon rënia e ortekëve

Gazeta Si- Reshjet e dëborës në vendin tonë kanë krijuar një situatë problematike në disa zona. Autoriteti Rrugor Shqiptar shkruan se aktualisht në aksin Qafë Thore-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës ndërkohë që dendësia e borës shkon deri mbi 1 metër.

Në vende të tjera gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situates. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë