Lojëra me Dore

Rublev në 1/8-at e Australian Open, avancojnë edhe Paul dhe Minaur

Gazeta Si – Misioni i kualifikimit për në 1/8-at e Australian Open është përmbushur nga Andrei Rublev: rusi mundi 6-4, 6-2 dhe 6-3 britanikun Evans. Nuk gaboi australiani Aleks de Minaur, që kaloi 7-6, 6-2 dhe 6-1 francezin Bonzi.

Turi i tretë është kaluar pa shumë vështirësi nga rusi Rublev. Numri 6 në botë lejoi vetëm një top ‘break’ në dy setet e para, por e anuloi atë, madje e shfrytëzoi për ta mbyllur 6-4 setin e parë. Në të dytin nuk tregoi shenja dobësie dhe fluturoi 6-2, kurse në të tretin certifikoi kalimin e turit. Kundërshtari i radhës do të jetë danezi Holger Rune, që mposhti me 3 sete francezin Ugo Humbert: 6-4, 6-2 dhe 7-6.

Aleks de Minaur mban lart emrin e Australisë në Slam-in e shtëpisë, falë fitores 3-0 ndaj francezit Benzhamin Bonzi. Pati garë vetëm në setin e parë, në dy të tjerët nuk pati asnjë shans për Bonzi.
Dy derbit amerikanë janë fituar nga Tomi Paul dhe Xhefri Volf, të cilët kanë dominuar respektivisht ndaj Xhenson Bruksbi (6-1, 6-4 dhe 6-3) dhe Majkëll Mmoh (6-4, 6-1 dhe 6-2).

Te femrat, kundërshtarja e Belinda Bençiç, e cila eliminoi Kamila Xhorxhin, do të jetë numri 5 në botë, Arina Sabalenka. Bjellorusja kaloi pa probleme Elise Mertens (6-2, 6-3). Tenistja belge luftoi, por e kishte të pamundur.

Një nga sfidat e tjera të 1/8-ve do të jetë ajo mes Karolina Pliskovës dhe Shuai Zhang. Çekja mundi 6-4 dhe 6-2 rusen Varvara Graçeva, kurse kinezja kaloi 6-3 dhe 6-2 ndaj amerikanes Keti Volinets. Një dopio 6-2 për Dona Vekiç ndaj spanjolles Nuria Parrizas-Dias, me kroaten që tani do të sfidojë çeken Linda Fruhvirtova, e cila fitoi me 3 sete patriotes Marketa Vondrousova (7-5, 2-6 dhe 6-3).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë