Ka ndodhur

Kapen tre turq në Rinas, tentuan të kalonin kufirin me dokumente false

Gazeta Si - Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar tre persona me shtetësi turke, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të flsifikuara.

Bëhet fjalë për shtetasit I. C., 34 vjeç, R. B., 19 vjeç dhe H. A., 38 vjeç.

Pas informacioneve të shkëmbyera me partnerët francezë, se shtetasi H. A., dyshohej se kishte ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, dy shtetas të tjerë, menjëherë kanë kontrolluar dokumentet e tij dhe të shtetasve I.C., dhe R.B.

Gjatë kontrollit nga policia tre turqve u janë gjetur dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë