Ka ndodhur

Dhunoi mësuesin e fiskulturës se i ngacmoi motrën e mitur, lirohet 29 vjeçari

Gazeta Si - Albi Gumeni, 29 vjeç i arrestuar për plagosjen e mësuesit të edukimit fizik dy ditë më parë, është liruar nga qelia këtë të enjte.

29-vjeçari është i vëllai i njërës prej nxënësve 13 vjeçare të pretenduata se janë ngacmuar seksualisht nga mësuesi Kleanthi Laçi në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës.

Prokuroria ka kërkuar lirimin e tij, pasi vepra e kryer nuk përmbushte kriteret për arrestim dhe çështja e tij do të ndiqet në gjendje të lirë.

Gjithashtu nuk ka ndonjë denoncim në adresë të tij dhe dy personave të tjerë që goditën mësuesin e dyshuar për ngacmim seksual të dy të miturave.

Mësohet se lirimi i 29-vjeçarit nga dhomat e izolimit, është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli, e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e tij, pasi nuk kishte shkaktuar dëme ndaj mësuesit Kleanthi Laçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë