Gazeta Si – Kampioni në fuqi kërkoi ndihmën e fizioterapistit, por qëndroi në fushë deri në fund. Bashkëshortja e tij shpërtheu në lot në tribunë.
Australian Open humb kokën e serisë numër 1, Rafael Nadal, i mundur pas 3 setesh nga 27-vjeçari Mekenzi MekDonald, amerikani numër 63 në botë. Rezultati i ndeshjes: 6-4, 6-4 dhe 7-5. Rafa vinte në Melburn si mbajtës i titullit, por jo në nivelin maksimal të formës, me ndonjë humbje tepër dhe në një tabelë të vështirë. Dhe ja, për herë të parë spanjolli nuk i hodhi poshtë parashikimet.
Në këtë eliminim ndikoi shumë gjendja fizike e Nadalit, i cili u pa në vështirësi. Kur rezultati ishte 6-4 dhe 5-3 në favor të MekDonald, kampioni në fuqi u detyrua të linte fushën për një problem në këmbën e majtë. Nadal kërkoi pushimin për ndihmë mjekësore dhe në atë moment bashkëshortja Xisca nuk i mbajti dot lotët.
Humbi edhe setin e dytë, por Nadal nuk u dorëzua, luftoi deri në 5-5 të setit të tretë, kur një ‘break’ i MekDonald e lejoi amerikanin të shkonte të shërbente për të mbyllur ndeshjen. Me këtë humnbje, Nadal do të dalë me siguri nga 5-shja e parë e renditjes botërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.