Ka ndodhur

I morën pronat me dokumente false, mes të arrestuarve dhe ish-juristi i Kadastrës së Durrësit

Gazeta Si - Tre persona kanë rënë në pranga në Durrës të akuzuar për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Policia thotë se këta persona morën nëpërmjet falsifikimeve një tokë prej 5000 m² në Durrës dhe e përvetësuan.

Të arrestuarit janë A.I., 60 vjeç ish-juristi i Hipotekës Durrës, Z.D., 72 vjeç dhe F.I., 68 vjeç.

Ndaj tyre gjykata ka vendosur arrest në burg për veprat penale shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve i kryer në bashkëpunim.

Këta persona kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një qytetari, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë